Komandanti i stacionit policor në Aeroportin “Adem Jashari”, Shpend Maliqi, tha se Policia e Kosovës kryen kontrolle të rregullta në aeroport.
“Përveç kontrollit me X-Ray, Policia e Kosovës kryen patrullime të rregullta, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, nëpër aeroport. Përveç kësaj, Policia e Kosovës është e pajisur me armë të gjata, edhe pse deri tani nuk kemi pasur ndonjë rast që të kërkojë përdorimin e tyre. Megjithatë, nëse paraqitet nevoja, ne jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo kërcënimi apo rreziku,” tha ai, në Rtk.
Ai thotë se çdo pasagjer dhe çdo fluturim është nën kujdes të vazhdueshëm policor.
Maliqi shtoi se Policia përdor një sistem shumë të avancuar. “Deri më tani kemi arrestuar 500 persona që kanë qenë në stop listë,” tha ai.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...