Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka realizuar vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë arsyet e kësaj vizite ishin paraparë të jenë pjesëmarrja e tij në ”Lutjen e Mengjesit” në SHBA, por, ndryshe del të jenë arsyet e këtij udhëtimi.
Në një intervistë për median online amerikane, The Daily Beast, shkruan se Kosova po kërkon ndihmë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, pasi i pari i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se po planifikonte të fliste me Pentagonin dhe Departamentin e Shtetit rreth çështjeve të sigurisë që kërcënonin një të ardhme të qëndrueshme të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në mënyrë të veçantë, Kryeministri Haradinaj në prononcimin e tij ka specifikuar një kërcënim të trefishtë: Konfliktin e pazgjidhur me Serbinë, ky i mbështetur nga Moska, kosovarët duke u rekrutuar për të luftuar për forcat e Shtetit Islamik dhe grupet mafioze që thuhet se drejtonin pjesën veriore të Kosovës, ku lideri serb Oliver Ivanoviq, u vra vetëm një muaj më parë.
Kështu shkruan artikulli i The Daily Beast që i dedikohet vizitës së Ramush Haradinajt në SHBA ndërsa mban titullin, ”Pse Kosova po e kërkon ndihmën e Trump”?/Klan Kosova/
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj