Pas motit të ndryshueshëm që mbajti ditëve të shkuara, që solli edhe reshje shiu, në ditët e ardhshme fusha të presionit të lartë nga Evropa qendrore do të shtrihen mbi rajon, e që do të krijojnë kushte për përmirësim të motit, me kthjellime dhe diell, njofton Prishtina Weather.
“Ndërkohë, masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë mbi rajon, ku do të rrisin temperaturat maksimale mbi vlera mesatare”, thekson shërbimi i meteorologjisë.
Parashikimi për datat 27-28 shtator:
27.09.2019 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Erë e lehtë nga veriperëndimi-veriu 1-4m/s. Indeksi UV: 5.
28.09.2019 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga jugu 1-5m/s. Indeksi UV: 5.

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...
Ulet çmimi i naftës për katër centë, benzina mbetet e njëjtë
Klodi feston ditëlindjen, Elijona i bën dedikim special
“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret
Podujevë, gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti