Ish-gazetari i luftës dhe njëherësh profesori universitar Nusret Pllana, në një intervistë për arbresh.info, ka folur për luftën e përgjakshme të Kosovës, nga pushtuesi serb.
Pllana, ka folur edhe për raportimin e tij gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë në vitin 1998-1999, ku me dhimbje e kujton ditën e 4 janarit të vitit 1999.
“Nuk e kam pasur të lehtë të raportoj gjithë këto informata të dhimbshme, sepse çdo ditë ka pasur vrasje. E kujtoj ditën e 4 janarit të vitit 1999, me dhimbje e me krenari sepse deri në atë datë na u patën vra shumë djem e vajza të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çdo ditë binin heronjtë dhe heroina në vijë e parë të frontit përballë një pushtuesi i cili ka qenë aq barbarë e aq mizor që në pamundësi që të përballet me UÇK-në, ai ka bërë kërdi në popullatën civile”, tha Pllana.
Autori i librave e filmave që dokumentojnë terrorin e Serbisë në Kosovë rrëfen tmerrin e vrasjes së shumë civile, grave, pleqve e fëmijëve.
“E tmerrshme është t’u tregosh botës, se neve na janë vra 1432 fëmijë nga lufta e fundit 1998-1999”, ka thënë ai.
Pllana, ka treguar për arbresh.info, se 4 janari, fillimi i transmetimit të “Radio Kosova e Lirë”, ishte zë i Komandantit Legjendar Adem Jasharit.
“4 janari i vitit 1999, ka qenë një zë i Komandantit Legjendar Adem Jasharit, një zë i dëshmorëve dhe i martirëve që e derdhen si lum gjakun e tyre për të çliruar Kosovën. Po ashtu 6 muaj kanë zgjatur transmetimet të ‘Radio Kosova e Lirë’, deri më 21 qershor 1999”. E dimë se pushtuesi serb na ka pushtuar me plotë dy shekuj.”
Pllana flet edhe për dëmet që janë shkaktuar në luftën e përgjakshme për lirinë e Kosovës./E.Ballazhi/Arbresh.info/
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/954663171681602/
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Banorët e ‘Brigadës 153’ në Hajvali përballen me...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...