17 shkurti i vitit 2008 solli dy gëzime në familjen Sopa. Jetësimi i ëndrrës shekullore të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi për të cilën punuan gra e burra sypatrembur përballë armikut, si dhe ardhja në jetë e vajzës, e cila u pagëzua me emrin Pavarësia.
Pavarësia u bë foshnja e parë e lindur në shtetin më të ri, pasi u lind vetëm pesë minuta pasi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, shpalli deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Lajmin për ardhjen në jetë të Pavarësisë, e kumtoi para mediave me lotë në sy e plot emocione mjekja kujdestare, e cila njoftoi se gjendja e nënës dhe foshnjës ishte e mirë.
Bashkë me shtetin, po rritet edhe Pavarësia. Ajo është një ndër nxënëset më të dalluara të shkollës e cila mban emrin e madh “Pavarësia”
Ajo për rtv21, thotë se është krenare për emrin që mban dhe se ndihet e privilegjuar që historia e saj lidhet me historinë e Kosovës.
Mesazhi i 12-vjeçares, Pavarësia Sopa është që ta duam Kosovën sepse në këtë mënyrë e çojmë Kosovën përpara.
“Mënyra si e festoj ditëlindjen është me shokë dhe shoqe, por edhe me vëllezërit dhe dy prindërit. Vëllai i vogël nuk e di ende rëndësinë e kësaj feste, por vëllai i madh më duket që me xhelozon pak”, ka deklaruar ajo.

Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...
Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...
Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...