Java në vijim do të karakterizohet me mot shumë të ngrohtë, kryesisht të kthjellët dhe me diell.
Kjo si rrjedhojë e fushave të presionit të lartë që po shtrihen nga rajoni ynë, përderisa nga Mesdheu po depërtojnë masa të ngrohta ajrore që do të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.
Në vise të ulëta, për shkak të inversionit termik dhe qarkullimit jo të mjaftueshëm ajror, do të krijohen kushte për mjegull/mjegullinë orëve të mëngjesit, derisa orëve të mbrëmjes, ky fenomen mund të ndikojë edhe në përkeqësimin e cilësisë së ajrit, ku vlerat e AQI-së shkurtazi mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 8 deri në 10 gradë celsius, e maksimalet nga 24 deri në 26 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.
Shtypja atmosferike pasi është rritur lartë mbi vlera normale, gradualisht do të fillojë të zbres afër këtyre vlerave./arbresh/
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin