Të premten bëhet një vit që kur vdiq veprimtari Adem Demaçi. E për nder të tij, planifikohet të vihet edhe gurthemeli i shtatores e cila do të vendoset te rrethrrotullimi i spitalit në Prishtinë, raporton T7.
Ndonëse nuk ka përfunduar në tërësi procesi i përzgjedhjes së modelit të shtatores, janë shfaqur pakënaqësi.
Njëri nga shtatë kandidatët, Agon Qosa i ka thënë televizionit T7, se nuk ka marrë vlerësimin e merituar nga komisioni.
E pjesë e këtij të fundit ishte edhe Hydajet Hyseni, nga Shoqata e të Burgosurve Politikë.
Edhe sipas tij, ky konkurs do të duhej të kthehet nga fillimi.
E përmes një përgjigjeje me shkrim edhe djali i Adem Demaçit, Shqiptari tha se nëse shtatorja nuk i pëlqen familjes, nuk do ta miratojnë.
Por familja Demaçi, nuk ka qenë pjesë e komisionit vlerësues. Nga zyra e Kryeministrit treguan arsyen.
Sipas tij, tani do të bëhet edhe vlerësimi financiar, para se të zgjedhet bucela e shtatores.
Lluka tha se Kryeministri para se të nisej për në Hagë, porositi ata që në një vjetorin e vdekjes së Demacit, të zhvillohet një ceremoni e denjë.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj