Disa shtylla elektrike në fshatin Bordosanë të Komunës së Gjakovës po i rrezikojnë banorët e këtij fshati.
Ata thonë se kohë pas kohe kanë lajmëruar KEDS-in për gjendjen e këtyre shtyllave por nuk ka pasur masa nga ana e kësaj kompanie në sanimin e gjendjes.
Dertin e banorëve të Brodosanës me shtyllat e gati të rrëzuara e ka raportuar një qytetar në KALLXO.com.
Marash Laska, banor i këtij fshati, tha se në të shumtën e rasteve vetë banorët kanë ndërmarrë masa që të sigurohen që këto shtylla të mos i rrezikojnë banorët dhe pasurinë e tyre.
“Po vet i kemi vendosur masat në shtyllë, për mos me rreziku garazhën, fermën dhe mjetet e punës. Kërkesen e kemi bërë që një vit, sa herë kanë ardhur të KEK-ut për pagesa dhe për t’i kontrollu orët ju kemi tregu dhe askush nuk na ka marrë parasysh”, tha Laska
Zyrtarët e KEDS-it në Gjakovë të kontaktuar për rastin në fjalë nuk kanë pranuar të prononcohen.
Ndërsa zyra për informim e KEDS në Prishtinë nuk është përgjigjur për dy ditë rresht në pyetjet rreth këtij problemi.
Marash Laska, thotë që kjo shtyllë rrezikon edhe fermën e tij me njëzet krerë gjedhe.
“Ajo shtyllë që e raportuam më herët, nëse rrëzohet është rrezik me ma kallë krejt këtë pasuri, këto mjete bujqësore”, tha ai.
Gjendjen më të mirë nuk e ka as fqinji i Marashit, Gjergj Dreni, i cili ka të njëjtin problem me një shtyllë elektrike mu para derës së oborrit të tij e cila është duke u mbajtur nga telat.
“Po e shihni edhe vet, shtyllat janë të këputura, telat janë duke rënë në tokë, këtu ka rrezik për fëmijët, për kafshët, për gjithkënd, veç kablloja e shtëpisë është duke e mbajtur shtyllën në këmbë”.
Ai thotë se e ka raportuar këtë problem qysh në shtator të vitit të kaluar, por askush prej kompetentëve nuk ëhstë interesuar për ta rregulluar problemin.
“Më kanë thënë bëje kërkesën se vijmë e shohim, nuk ka ardhur askush ta shohë. Vinë KEDS-i i kërkojnë paret ndërsa shtyllën nuk e kanë rregullu, nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje. Kemi thirrë tri herë Prishtinën ata na kanë thënë nëse është tensioni i lartë po ndërsa nëse është në pyetje tensioni i ulët duhet të raportoni në Gjakovë”, thotë Dreni.
Por këto nuk janë shtyllat e vetme në këtë zonë të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt banorët dhe pasurinë e banorëve.
Marash Laska tregon edhe për një shtyllë tjetër e cila gjendet në skaj të rrugës që rrezikon çdokënd që kalon andejpari.
“Kjo është thyer dhe pritet të bie në tokë. Kemi raportuar edhe për këtë shtyllë dhe nuk merr masa askush. Qe një vit ankesën e kam, askush nuk ka ardhur ta shikojë”, thotë Marash Laska.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...