Seanca gjyqësore e planifikuar të mbahej sot në lidhje me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, është shtyrë.
Të akuzuar në këtë çështje janë ish-deputetët Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Pal Lekaj.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info avokati i Pal Lekajt, Musa Damati, i cili tha se shtyrja ka ndodhur për shkak të angazhimeve të disa zyrtarëve të përfshirë në proces.
Avokati shtoi se, sipas tij, nuk ekzistojnë prova relevante që mbështesin akuzën ndaj të pandehurve.
“Seanca e sotme e planifikuar që të mbahet në rastin e njohur të gazit lotsjellës është shtyrë dhe ajo është shtyrë për arsye të disa prej zyrtarëve të cilët kanë deklaruar me parashtresë me shkrim se janë të angazhuar me agjendën e tyre të punës. Sa i përket klientit tim Pal Lekaj, i njëjti gjendet në Kroaci dhe ka prenotuar biletën e kthimit për të qenë pjesëmarrës në këtë seancë, por jemi njoftuar përmes telefonit që seanca, për arsye të tjera, është shtyrë. Ajo që është relevante në këtë çështje është të theksohet se në raport me klientin tim, por edhe me të tjerët, nuk ekzistojnë prova relevante që mund ta konfirmojnë konstituimin e figurës së posaçme të veprës penale me të cilën ngarkohen”, tha ai./Arbresh.info
Juventusi tronditet në shtëpi nga Fiorentina, rrezikon pjesë...
Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...
Pacolli ngre shqetësime për sigurinë e aeroportit të Vlorës ...
Aeroplani i kompanisë kroate del nga pista në Split dhe gode...
Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...