Në seancën për rastin e Azem Sylës ka reaguar mbrojtësi i tij, avokati Besnik Berisha ku tha se duhet të pritet deri në vendimin e KGJK-së rreth kërkesës së tij për kalimin e këtij rasti tek vendorët.
“Dje në mëngjes përderisa isha duke marr pjesë në një gjykim këtu, zyra më ka dorëzuar kërkesën te KGjK që ky rast të kaloj tek vendorët”, tha Berisha.
Duke iu përgjigjur kërkesës së mbrojtjes së Azem Sylës për shtyrje të seancës deri në vendimin e KGJK-së që përbërja e trupit gjykues të këtë rast të jetë shumicë vendore, kryetari i trupi gjykues,Petko Petkov tha se shtyrja nuk është zgjidhje, raporton Arbresh.info.
“Shtyrja nuk është zgjidhje, prandaj ne duhet të bëjmë një zgjidhje. Sapo të marrim vendimin e Gjykatës Supreme do ta marrim plotësisht në konsideratë. Nëse kërkesa juaj që trupi gjykues të jetë shumicë shqiptare dhe Gjykata Supreme e pranon këtë kërkesë gjykimi do të nis nga e para, nëse nuk pranohet kërkesa juaj, pse të humbim kohë me shtyrje. Andaj seanca shtyhet deri në 11:30”, tha kryetari i trupit gjykues.
Por mbrojtja e Azem Sylës, avokti Besnik Berisha reagoj sërish duke kërkuar shtyrjen e seancës.
Avokati Bajram Tmava ka reaguar duke thënë se gjykimi në mungesë të të akuzuarëve e është shkelje e procedurës penale./Arbresh.info
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...