Është shtyrë seanca në rastin ku kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Avokati i deputetit të AAK-së Pal Lekaj, Musa Damati tha se janë duke u trajtuar disa ish-deputetë të opozitës së asaj kohe.
“Seanca e sotme, e cila realisht filloi, por është shtyrë në rastin e njohur si rasti i hedhjes së gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës, për të cilën janë duke u trajtuar disa ish-deputetë të opozitës së asaj kohe, sot është shtyrë me kërkesën e kryetarit të Parlamentit, i cili për shkak të angazhimeve ka kërkuar që seanca sesioni i pasdites të shtyhet për një datë tjetër, e cila është aprovuar nga gjykata”, tha Damati, raporton Arbresh.info.
Avokati tha se Lekaj ishte i gatshëm të ofrojë dëshminë e tij në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend
“Klienti im që në këtë rast është në cilësinë e dëshmitarit që Pal Lekaj të ofrojë dëshminë e tij në këtë çështje penale është në dëshminë e tij ka qenë i gatshëm të ofrojë dëshminë e tij dhe mbrojtja mendon që në këtë çështje se ish-deputetët e asaj kohe të opozitës do të duhej të dekoroheshin, ndoshta edhe me medalje presidenciale, për arsye se në aktivitetin e tyre si deputetë të opozitës, kanë tentuar që vendit t’i kursejnë rreth 8 mijë hektarë tokë me rastin demarkimit të kufirit’, u shpreh ai.
Damati thotë se seanca e radhës është caktuar për datën 21 shkurt në orën 10:00./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Glauk Konjufcës, dëshmon Pal Lekaj
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...