I akuzuari për mashtrim, Enver Zhjeqi, sërish nuk u paraqit në Gjykatë.
I njëjti e kishte njoftuar Gjykatën se ka një rast vdekjeje dhe se për këtë arsye nuk do të mund të jetë i pranishëm në shqyrtim gjyqësor.
“Gjykatën e ka njoftuar se ka rast vdekje dhe për këtë arsye nuk mund të jetë prezent”, tha kryetarja e trupit gjykues Shadije Gërguri.
Kjo është hera e tretë radhazi që shtyhet mbajtja e kësaj seance, pasi që në dy herët e tjera një herë kishte munguar prokurorja dhe në një rast tjetër I akuzuari.
Seanca e radhës do të mbahet më 23 prill.
Enver Zhjeqi akuzohet se nga shkurti i 2012-ës deri në shkurt 2013 në Prishtinë, me qëllim që të përvetësojë sende të huaja dhe të përfitojë materialisht e ka mashtruar familjen e Burim Rekës.
Sipas aktakuzës, Enver Zhjeqi është prezantuar si person ndërlidhës i investitorëve “M&R Invest” dhe ka nënshkruar kontratë me kompaninë “inTECH”, me qëllim të pjesëmarrjes, bashkëpunimit, zhvillimit dhe realizimit të projektit të banimit kolektiv në lagjen Tophane të Prishtinës.
Gjithnjë sipas aktakuzës, pas kontaktit me familjen e Burim Rekës, i akuzuari ka shprehur interesim që të jetë pjesë e projektit me investitorët “M&R Invest”, ku të njëjtëve u ka thënë së mund t’ua rregullojë lejen e ndërtimit në afat shumë të shkurtër, për shkak të qasjes si zyrtar i komunës, edhe pse nuk ishte zyrtar komunal.
Në aktakuzë thuhet se Enver Zhjeqi ka përfituar nga familja Reka 59,590 euro. /kallxo.com
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...