Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë shtyrë seancën e radhës në gjykimin ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Kreaniqi dhe Rexhep Selimi.
Seanca e radhës ndaj tyre fillimisht ishte caktuar të mbahet më 11 shkurt në ora 11:00, mirëpo me vendimin e ri, kjo seancë është caktuar me 16 shkurt në orën 11:00, shkruan arbresh.info
“Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët shtyhet më 16 shkurt. Siç është njoftuar në vendimin e fundit, Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët shtyhet më 16 shkurt 2021 në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.
Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /arbesh.info/
LEXO EDHE
Specialja cakton seancën e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit – Arbresh.info
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...