Mungesa e të akuzuarit për 5 euro ryshfet, Ardian Alushaj, u bë shkak i shtyrjes së shqyrtimit fillestar ndaj tij, i paraparë të mbahej të premten.
Kryetari i trupit gjykues, Burim Ademi, bëri të ditur se i pandehuri Alushaj nuk e ka pranuar personalisht ftesën, por një familjar i tij. I njëjti shtoi se nga shkresat e lëndës vërtetohet se i akuzuari gjendet jashtë vendit.
Seanca në fjalë u shty për një datë të pacaktuar.
Sipas aktakuzës, Alushaj me 19 korrik 2016, rreth orës 00:20, përderisa kishte qenë duke drejtuar motoçikletën e tij, ishte ndalur nga personi zyrtar, Bedri Ferati. Në këtë rast, i pandehuri nuk e kishte pasur në rregull dokumentacionin e motoçikletës. Prandaj, në mënyrë që personi zyrtar mos të vazhdojë procedurat ndaj tij, i pandehuri i kishte ofruar të njëjtit kartë monedhën në vlerë prej 5 euro./http://BetimipërDrejtpërdrejtës
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...