Organizimi nga Presidentja, i festës tradicionale të Ditës së Falënderimit, “Darka e Lamës”, i planifikuar për nesër, është shtyrë për një datë të pacaktuar
Zyra e Presidentes, Atifete Jahjaga u ka dërguar njoftimin të ftuarve në këtë darkë, të paraparë për t’u mbajtur nesër në Pejë.
Burime nga Presidenca bëjnë të ditur, se vendimi për të mos e mbajtur Darkën, në kohën e paracaktuar, është marrë shkaku i informacioneve, se opozita e prirë nga Lëvizja Vetëvendosje, ishte duke u përgatitur për të kryer sulme, për ta prishur këtë ngjarje.
Zyra e Presidentes Jahjaga në njoftimin e ri të dërguar të ftuarve, u ka thënë se për orarin e ri të organizimit, do t’i njoftojë në një kohë tjetër.
“Ju njoftojmë se festa tradicionale e Ditës së Falënderimit, “Darka e Lamës”, e planifikuar që të organizohet më datë, 15 tetor në orën 12:00, në Pejë, do të shtyhet për një kohë tjetër. Për orarin e ri të organizimit të këtij aktiviteti do të njoftoheni në kohë. Me mirësjellje kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndryshim!”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ndryshe, aktivistë të Vetëvendosjes, kohëve të fundit po sulmojnë, kryesisht me vezë, pjesëtarët e institucioneve të Kosovës, si pjesë e fushatës së tyre, të kërkesave për heqje të nënshkrimeve nga marrëveshjet e Brukselit.
Picula demanton Vuçiqin: Nuk është e vërtetë që delegacioni ...
Rubio: Aleancat me partnerët evropianë janë ndërtuar mbi par...
Klopp thyen heshtjen pas spekulimeve se mund ta marrë drejti...
Trump tallet dhe kërcënon kryeministrin e Groenlandës: As nu...
Furnizimi me energji elektrike në vështirësi, KESCO sqaron s...
Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohen 8 persona, mes tyre efe...