Një person është arrestuar sot në Gjilan pasi që pas një mosmarrëveshje me një person për një parking dyshohet se ka shtënë një herë me armë zjarri në ajër dhe ka kanosur viktimën në fjalë.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes ku ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin L.F., viti i lindjes 1992, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit Zoraki, një karikator, dy fishekë dhe një gëzhojë si dëshmi për Gjykatën
“I dyshuar pasi është shoqëruar në Stacion Policor Gjilan është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Kanosje’’ dhe rasti do të procedohet ne Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftimin e PK./arbresh.info/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...