Kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti, ka reguar kundër deklatarës së Kadri Veselit të dhënë pak moment më parë.
Veseli ka deklaruar se në Shtime të dy kandidatët që shkojnë në balotazh janë të PDK-së, shkruan arbresh.info
Në Shtime në balotazh shkojnë Naim Ismajli nga PDK dhe Fatmir Rashiti, kandidat i pavarur, por që dikur ishte anëtar i kësaj partie.
Reagimi i plotë
Kandidati i Pavarur për Kryetar të Shtimes, z. Fatmir Rashiti demanton deklaratën publike të kreut të PDK-së, z. Kadri Veseli i cili thotë se në balotazh janë dy kandidatë të PDK-së në në Shtime, çka në fakt nuk është e vërtetë sepse ne jemi kandidat i pavarur i mbështetur nga koalicioni: AAK, NISMA, AKR, LB si dhe nga anëtarë e simpatizantë të partive tjera politike, me të cilët do të vazhdojmë garën së bashku në balotazh dhe do të fitojmë bindshëm komunën e Shtimes.
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...