Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë po kundërshtohet nga i gjithë spektri politik në Kosovë. Kundërshtari më i madh i kësaj iniciative, e cila vlerësohet si e rrezikshme, është kryeministri Ramush Haradinaj. Me këtë konstatim pajtohet edhe Gjermania, Britania, por jo edhe Austria, shkruan gazeta “Zëri”.
Prejse ka nisur faza përmbyllëse e dialogut Kosovë – Serbi në publik kanë nisur të shpërfaqen ide të ndryshme lidhur me atë se si do të duket marrëveshja finale mes dy vendeve. Një ndër to është edhe opsioni i korrigjimit të kufirit me Serbinë, të cilin tash e disa muaj është duke e proklamuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Por sikurse skena politike në vend, e cila nuk është e njëzëshme sa i përket korrigjimit ose shkëmbimit të territoreve, ashtu e ndarë rreth kësaj çështjeje po rezulton të jetë edhe skena ndërkombëtare. Derisa Austria ka bërë të ditur troç se e mbështet një marrëveshje e cila në vete përmban shkëmbim të territoreve, SHBA-ja ka pohuar se dyja palët negociuese duhet ta përpilojnë vetë përmbajtjen e çdo marrëveshjeje.
Po ashtu edhe zyrtarë të Ambasadës së Francës në Kosovë i kanë thënë gazetës “Zëri” se Franca mbështet çfarëdo marrëveshje që arrihet mes dy vendeve. Por kundër opsionit të korrigjimit e shkëmbimit është pozicionuar kategorikisht Gjermania, zyrtarë të së cilës në vazhdimësi kanë thënë se lëvizja e kufijve mund të sjellë vetëm konflikt në Ballkan. Pos Gjermanisë, edhe Britania e Madhe është deklaruar kundër një skenari, i cili do të mundë të përfshinte shkëmbim të territoreve.
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka