Më 1 korrik të këtij viti Finlanda do ta marrë kryesimin e Bashkimit Evropian (BE), megjithëkëtë finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është i sigurt se do të ndodhë as pas marrjes së presidencës së këtij shteti evropian. Edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë kanë deklaruar për “Zërin” se çështja e liberalizimit është duke vazhduar dhe siç kanë thënë ata ky proces merr kohë për t’u përmbyllur, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pas tre muajsh, gjegjësisht më 1 korrik 2019, pritet që Finlanda ta marrë kryesimin e Bashkimit Evropian (BE), megjithëkëtë finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave nuk është i sigurt se do të ndodhë as pas marrjes së presidencës së BE-së nga Finlanda.
Nga Ambasada Finlandeze në Kosovë i kanë thënë gazetës “Zëri” se Finlanda mund ta çojë përpara procesin e vizave vetëm në rast se edhe shtetet e tjera të BE-së kanë interes ta bëjnë një gjë të tillë. Në anën tjetër, nga Zyra e BE-së në Kosovë kanë deklaruar se çështja e liberalizimit është duke vazhduar dhe se ky proces merr kohë për t’u përmbyllur.
Megjithëkëtë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pohuar se gjasat që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë këtij viti janë objektive, ndonëse vendimi për një gjë të tillë tashmë është në dorën e shteteve anëtare të Këshillit të Ministrave
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Maran: Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, n...