Një shtetase e huaj ka raportuar në polici se dikush, nën kërcënimin e thikës, ia ka grabitur paratë.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
“GRABITJE Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë / 04.01.2025 – 20:30. Ankuesja femër shtetase e huaj ka informuar se një person i pa njohur nën kërcënim të thikës i ka grabitur paratë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.