Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se shtëpia e Fadil Muqollit në Poklek të Drenasit do të shndërrohet në muze si gjurmë e masakrës që ka ndodhur në Poklek.
Sipas njoftimit, Fadil Muqolli ka ruajtur me fanatizëm për 24 vite çdo gjurmë në shtëpinë e tij që dëshmon krimin që është bërë aty në vitin 1999, shkruan Arbresh.info.
“Jemi në fazën e fundit të muzealizimit të shtëpisë së masakrës në Poklek të Drenasit, ku forcat serbe masakruan 53 civilë nga familjet Muqolli, Caraku, Elshani, dhe Hoxha. Në mesin e tyre ishin 23 fëmijë, më i vogli gjashtë muajsh dhe më i madhi 14 vjeç.”, thuhet në njoftim.
Për të parë nga afër zhvillimin e punëve, ministri Hajrulla
Çeku dhe deputetja Shqipe Mehmeti Selimi dhe u.d drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj kanë vizituar këtë shtëpi./Arbresh.info/
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur