Shtëpi, banesë, kriptovaluta – kjo është pasuria e kryetarit të PDK-së

10:47 | 24 Prill 2025
E.K

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, ka raportuar një rritje të konsiderueshme të vlerës së kriptovalutave që posedon, sipas deklarimit të pasurisë së dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Sipas deklarimit të bërë në APK, Krasniqi zotëron 146,772 njësi kriptovalutash të shpërndara në 25 lloje, përfshirë Bitcoin, Ether, Binance Coin, Cake, Ripple e deri te monedha më pak të njohura si Internet Computer.

Krasniqi ka deklaruar një banesë me sipërfaqe 110 m2 në pronësi të tij, e cila kap vlerën 120,000 euro. Këtë banesë ka deklaruar se e ka përfituar me ndërrim me apartamentin paraprak dhe është në pronësi të Krasniqit.Kurse, një shtëpi me sipërfaqe 202 m2, në vlerë 180,000 euro në pronësi të përbashkët, ai e ka deklaruar se e ka përfituar me kredi, kursime dhe kontribut familjar.Te paratë e gatshme në llogari rrjedhëse, Krasniqi i ka deklaruar 3,194 euro në pronësi të tij, kurse 32,092.68 euro në pronësi të bashkëshortes.

Të pasuritë e luajtshme, Krasniqi ka deklaruar një bibliotekë, e cila ka vlerën 15,000 euro dhe është në pronësi të përbashkët; vepra arti në vlerë 9.000 euro, po ashtu në pronësi të përbashkët si dhe një veturë në vlerë 20,000 euro në pronësi të bashkëshortes.

 

Deklarimin e plotë të Memli Krasniqit në APK mund të gjeni në këtu: