Shtatë muaj pasi u aksidentua, vdes një person në Gjilan

08:52 | 24 Nëntor 2025
E.G

Një burrë ka vdekur pasditen e së djeshmes, pasi ishte i hospitalizuar që nga 14 korriku i këtij viti, kur u aksidentua në fshatin Radivojc të Gjilanit.

Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë më 23 nëntor 2025.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Fsh.Radivojc, Gjilan/14.07.2025-14:10. Lidhur me rastin, raportohet se me 23.11.2025 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte i hospitalizuar që nga data e aksidentit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/