Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar në lidhje me raportimet për mungesë të produktit Phesgo, në Klinikën e Onkologjisë.
Në reagimin e tyre thuhet se ky produkt jepet në doza të ndryshme për pacientë të ndryshëm, varësisht nga përshkrimi i profesionistëve mjekësor të Klinikës së Onkologjisë.
Në lidhje me raportimet për mungesë të produktit Phesgo, në Klinikën e Onkologjisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, sqaron se ky produkt jepet në doza të ndryshme për pacientë të ndryshëm, varësisht nga përshkrimi i profesionistëve mjekësor të Klinikës së Onkologjisë.
“Për shkak të shpenzimit të sasive, sipas planifikimit të Klinikës së Onkologjisë, pra tejkalimit të shpenzimit, siç kishe planifikuar kjo klinikë, për disa ditë ka munguar ka munguar Phesgo, doza, 600/600 miligramë, kurse me dozën Phsego 1200/600 miligramë, ka pasur furnizim në vazhdimësi”, thuhet në reagimin nga SHKUK0ja.
Tutje thuhet se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve përtej planifikimit, Klinika e Onkologjisë ka bërë kërkesë për furnizime për tremujorin e katërt, dhe furnizimi do të bëhet javën e ardhshme.
“Duhet të theksojmë se pacientët kanë marrë në vazhdimësi këtë terapi, pa mungesë, kurse për shkak të shtimit të kërkesës, ka munguar disa ditë, e që janë marrë masat e menjëhershme dhe pacientët gjatë javës do ta marrin atë”, vijon reagimi./Arbresh.info/
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...