150 pacientë po trajtohen për Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 79 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në Klinikën Infektive dhe në atë të Pulmologjisë, po trajtohen nga 48 pacientë. 5 të tjerë po trajtohen në Klinikën e Anestezionit dhe 3 pacientë në Klinikën e Pediatrisë.
Sipas njoftimit, 3 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 10 në CPAP, ndërsa 87 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale./arbresh.info/

Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...