Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi për media ka thënë se dy personat e djegur nga shpërthimi i një bombole të gazit në Ferizaj nuk janë larguar nga lista për dërgim në Turqi.
Nga ky institucion është thënë se ata do të trajtohen në QKUK për shkak të shkallës më të vogël të diegies.
Megjithse nga ShSKUK thonë se këta persona do të trajtohen në QKUK, nga mjekimi intensiv kanë thënë sot se edhe ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe po shikohen mundësitë për dërgim jashtë vendit.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju njofton se, 2 personat e djegur, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në qytetin e Ferizajt, nuk janë larguar nga lista për dërgim në Turqi, por do të trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të shkallës më të vogël të djegies.
Katër pacientë, që janë vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë, që janë në gjendje më të rëndë, në bazë të sipërfaqes dhe shkallës së djegies, janë dërguar në qendër të specializuar për trajtimin e këtyre pacientëve ne Turqi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë vepruar konform konsultave me mjekët profesionistë të fushës dhe nuk e kanë hequr askënd nga lista për trajtim jashtë vendit.
Rastet e kësaj natyre janë trajtuar në QKUK për 20 vjet me radhë, në mënyrë profesionale dhe me sukses të plotë
Dy pacientët në fjalë, bashkë me pacientët tjerë të lënduar, po marrin trajtimin e vazhdueshëm mjekësor nga profesionistët shëndetësorë të QKUK-së.
Në bazë te vleresimit të gjendjes nga profesionistet shëndetësor, do të shikohet mundësia që edhe këta dy pacientë te dërgohen jashtë vendit për trajtim.
Numërohen 25% e votave, prinë VV më 47.09%
Moti sot në Shqipëri
Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot me seancë të jashtëzakon...
OVL e UÇK-së organizon sot homazhe për Ditën e Veteranit
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperatura deri n...