Këshilli për Raportet Shqiptaro-Amerikane, ka nisur një peticion online ku u bën thirrje qytetarëve ta nënshkruajnë për heqjen e taksës së Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në shpjegimin e peticionit, thuhet se duke hequr tarifat për mallrat amerikane, Kosova do të rikonfirmonte përkushtimin e saj ndaj kësaj aleance dhe do të ndërmerrte një hap proaktiv drejt integrimit dhe besimit më të thellë ekonomik, e po ashtu do të dërgonte një mesazh të qartë dhe pozitiv për komunitetin global: se Kosova nderon miqtë e saj dhe njeh vlerën e madhe të partneritetit të saj me Shtetet e Bashkuara.
“Në mënyrë të pabesueshme, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë – një vend që shpall haptazi ambiciet e saj territoriale dhe vazhdon të destabilizojë Kosovën dhe rajonin – ndërsa vazhdon të mbajë një tarifë prej 10% për mallrat amerikane!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së
Kurti: Ekonomia digjitale në Kosovë arrin 2 miliardë euro
Rënie e lehtë e çmimit të naftës, 1.76 euro për një litër so...