Departamenti i Arsimit të qytetit të Nju Jorkut ka përfshirë gjuhën shqipe si një nga gjuhët zyrtare për komunikimet shkollore.
Ky vendim u njoftua nga Kancelarja e Arsimit, Melissa Aviles-Ramos.
Nga rreth 180 gjuhë që fliten në Nju Jork, deri më tani vetëm 10 prej tyre përdoren në komunikimet zyrtare të shkollave publike. Tani, me shtimin e shqipes dhe dy gjuhëve të tjera, numri i gjuhëve zyrtare është rritur në 13.
Ky hap pritet të ndihmojë shumë familjet shqiptare në SHBA, duke u mundësuar atyre të marrin njoftime dhe dokumente shkollore në gjuhën e tyre amtare.
Prindërit do të jenë më të përfshirë në edukimin e fëmijëve dhe do të mund të komunikojnë më lehtësisht me shkollat.
“Prej vitesh, shumë prindër shqiptarë kanë hasur vështirësi për të ndjekur nga afër jetën shkollore të fëmijëve për shkak të barrierës gjuhësore. Tani, me dokumentet në gjuhën amtare, ata ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar. Ata mund të kuptojnë më lehtë çdo informacion, të reagojnë me më shumë vetësiguri dhe të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrjet që ndikojnë në edukimin e fëmijëve të tyre”, shkruan illyria.com.
Me këto hapa të rëndësishme komuniteti shqiptar ka arritur më afër arsimimit gjithëpërfshirës ku fëmijët e të rinjtë mësojnë të jenë qytetarë të botës pa harruar rrënjët e tyre. Për më tepër, ato janë një vlerësim për gjithë komunitetin shqiptar, zëri dhe forca e të cilit po bëhen gjithnjë e me të dukshme në një prej qyteteve më të mëdha në botë. Janë pikërisht këto arritje të që dëshmojnë se gjuha shqipe dhe ruajtja e identitetit nuk janë nostalgji por strategji për të ardhmen.
Ky sukses i rëndësishëm nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e vazhdueshëm dhe punën e palodhur të anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), Mark Gjonaj, (Kryetar), Drita Gjongecaj, dhe Emina Cunmulaj.
Përmes lobimit strategjik, bashkëpunimit me Departamentin e Arsimit të Nju Jorkut dhe organizimeve komunitare, ata kanë bërë të mundur që zëri i komunitetit shqiptar të dëgjohet dhe të pranohet në mënyrë institucionale. Përpjekjet e tyre të përbashkëta kanë kontribuar drejtpërdrejt në pranimin e shqipes si gjuhë zyrtare për komunikimet shkollore dhe në hapjen e klasës së parë dygjuhëshe shqip-anglisht, hapa historikë që do të kenë ndikim pozitiv për brezat e ardhshëm të shqiptarëve në diasporë.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...