Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi e konsideron planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një thikë pas shpine për shqiptarët në Luginë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi u shpreh se në këtë plan nuk janë përmendur shqiptarët e Luginës.
Sipas Arifit, kjo është një thikë pas shpine edhe për votuesit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më parë ka deklaruar se nuk do ta pranojë Asociacionin.
“Plani franko-gjerman, në mbështetje edhe të Kurtit, sepse ata në parim e kanë pranuar, Kurti e ka pranuar, është një thikë pas shpine për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por është edhe një thikë pas shpine për çdo votues të Albin Kurtit. Në planin franko-gjerman është cekur një vetëqeverisje e minoritetit serb. Në kontekst, është thikë pas shpine për çdo votues dhe simpatizant të Vetëvendosjes. Kurse për ne, në planin franko-gjerman nuk jemi cekur fare, nuk është cekur reciprociteti, për të cilën më së shumti ka folur Kurti. Jemi të tradhtuar”, theksoi Arifi.
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...