Në Prishtinë planifikohej të ndërtohej objekti i ri ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Por jetësimi i këtij projekti i nisur para katër vitesh duket se ka dështuar.
Këtë e ka bërë të ditur për T7 ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, i cili thotë se plani për ndërtimin e ambasadës nuk kishte marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin komunal të Prishtinës.
Ambasadori Minxhozi thotë se priste që këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës të votonin pro ndërtimit të ambasadës së shtetit që e përfaqëson, por që ende nuk e di arsyen se pse u votua kundër.
E ish-këshilltari komunal i PDK’së, Lirak Çelaj tregon se pse partia që e përfaqëson ishte kundër që objekti i ri i ambasadës shqiptare të ndërtohet në lokacionin që ishte paraparë.
Qelaj thotë se ambasadori Minxhozi duhet të ndihet fajtor me mënyrë si e ka menaxhuar këtë çështje.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata