Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe homologu i tij kosovar, Bejtush Gashi kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit për sezonin turistik veror.
Protokolli ka qëllim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve për të forcuar bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta në fushën e kontrollit kufitar. Ai do të kryhet sipas drejtimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve, ku punonjësi i Policisë shqiptare kryen regjistrimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe punonjësi i Policisë kosovare kryen regjistrimin në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.
Procedurat e përbashkëta mund të ndryshojnë ndërmjet negociatave dhe me miratim të ndërsjelltë. Gjatë zbatimit të këtyre procedurave të kontrollit të përbashkët, do të mbahet lista e përpunimit të automjeteve me procedurë të lehtësuar./TCH
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...