Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit, janë kryer 3030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 522 qytetarë.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetë katër qytetarë, dy nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç, një qytetare nga Vlora 77 vjeç, një qytetar nga Tirana 88 vjeç.
Janë 18,757 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 2,259 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 236,440 që nga fillimi i epidemisë./arbresh.info/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli