Për nëntë muajt e parë të këtij viti, 1278 kosovarë janë diagnostikuar nga sëmundja e kancerit. Numër ky më i lartë për 363 raste. Kështu ka bërë me dije drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni. Por për gjithë vitin e kaluar në Kosovë kanë qenë 2 mijë e 514 kosovarë të cilët janë diagnostikuar me sëmundjet malinje.
Agjencia e Statistikave këto ditë ka publikuar raportin e shëndetësisë për vitin 2016, në të cilin saktësohen qytetet në të cilat ka më së shumti kosovarë që janë diagnostikuar me sëmundjet malinje.
Sipas raportit, komuna e cila ka më së shumti raste është komuna e Prishtinës me 354 pacientë të raportuar në institucionet shëndetësore në vend. Peja renditet si komuna e dytë me 141 raste. Gjakova me 135 raste, Në Ferizaj për gjithë vitin e kaluar 128 qytetarë janë diagnostikuar me sëmundjet malinje. Në Mitrovicë 105 raste. Gjilan 100, Prizren 151 qytetarë janë prekur nga ky lloj i sëmundjes.

E ndërkohë numër më të ulët të qytetarëve që janë diagnostikuar me këto lloje të sëmundjeve ka pasur në Junik, Han të Elezit, Novobërdë e Rahovec. Në këto komuna numri i të prekurve me sëmundjet malinje është dukshëm më i ulët sesa në komunat e tjera.
Në Novobërdë për gjithë vitin 3 qytetarë janë prekur, ndërsa në Junik 7 qytetarë janë diagnostikuar me këtë sëmundje.

Ndërkaq, në bazë të gjinisë nga sëmundja e kancerit në Kosovë më shumë preken femrat. Për gjithë vitin e kaluar kanë qenë 1 mijë e 238 femra që janë prekur me këtë lloj të sëmundjes. Rastet më të shpeshta sipas raportit, janë ato me sëmundjet malinje të gjirit.
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...
Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy shqiptarë, kërkoheshi...
QKMK: Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pi...
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...
32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona