Zhvillimet në Ukrainë janë duke ndikuar në dinamikën e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.
Kështu vlerëson njohësi i rrethanave të sigurisë në vend, Drizan Shala, dhe mos vazhdimi i dialogut dhe nis përfundimi i tij e le të mundshëm interferimin e shërbimeve ruse duke shfrytëzuar Serbinë.
“Nëse merret për bazë fakti që kemi një destabilizim në aspektin politik në Bosnje me Republikën Serbe , në Mal të Zi me një qeveri të pakicës dhe shtimit të presionit të subjekteve pro Serbe/Ruse, një Maqedoni e Veriut e cila ka një pengese të quajtur Bullgari në rrugëtimin e saj drejt BE-së, dhe në fund procesi ende i pa përfunduar i raporteve shtet me shtet të Kosovës me Serbinë, lë hapësirë që propabiliteti të jetë i lartë, i aktiviteteve të shërbimeve informative të Rusisë në hapësirën e Ballkanit duke shfrytëzuar infrastrukturën e shërbimit serb”, thotë Shala për arbresh.info.
Shala tutje shton se gjendja në Ukrainë, po ndikon edhe në dialogun Kosovë-Serbi.
Madje sipas tij ndikimi rus, po shihet edhe në anëtarësimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian.
“Strukturat e sigurisë së Rusisë janë tejet prezent, ku me një këmbë është në pengimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE dhe zgjerimit të NATO-s në vendet e Ballkanit, si dhe të bej presion ndërkombëtar për interesat e saja në pjesën e Detit të Zi. Institucionet e Kosovës, ato politike kanë ngritur shqetësimin e tyre në arenën ndërkombëtare sa i përket interferimit të krizës së Ukrainës në nivelin e sigurisë në nivel rajonit me theks të veçantë të Kosovës në procesin e dialogut”, shprehet Shala.
Përfaqësuesit e nivelit të lartë të dialogut të përfaqësuar nga të gjitha palët ka kohë që nuk kanë zhvilluar ndonjë takim, sikur që nuk dihet ndonjë datë e takimit në të ardhmen./V.S/arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...