Zjarrëfikësit e Komunës së Istogut, intervenuan me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet, për ta shuar zjarrin nga drunjtë në parkun afër fabrikës së lëngjeve Top Joy në fshatin Shushicë.
Edhe një natë më parë në po të njëjtin vend ishte përhapur zjarr, por intervenimi me kohë i kësaj njësie emergjente, bëri që dy objekte afër vendit të zjarrit, që dikur ishin reparte prodhimi, të mos përfshihen nga flakët edhe pse pati erëra të forta.
Haki Belaj, Inspektor për parandalimin dhe Hulumtimin e shkaqeve të zjarrit në Komunën e Istogut, ka thënë se një gjë e till ndodh shpesh, për shkak se banorët e zonës i djegin deponitë ilegale të mbeturinave dhe era e përhap zjarrin.
Ndonëse fabrikat janë shpëtuar, zjarri ka arritur të shkatërrojë gjysmë hektari me pisha dhe drunj të ndryshëm.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media