Një qytetar ka raportuar se derisa ka tentuar që ta ndezë veturën e tij në veri të Mitrovicës, ka ndodhur një shpërthim, që ia ka dëmtuar një pjesë të veturës.
Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore, ku përveç dëmeve material në automjet dhe në një shtëpi nuk raportohet për të lënduar.
“Mitrovicë Veri 05.07.2021-13.00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka tentuar qe të ndez automjetin me traga vendore, kishte ndodhë një shpërthim, ku si pasoj veturës iu kishin dëmtuar xhamat në pjesën e pasme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku përveç dëmeve materiale në automjet dhe në një shtëpi nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...