Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e shpërthimit të një granate dore pas mesnatës në veri të Mitrovicës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë, ndërsa shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.
“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani.
Kurse, sipas mediumeve serbe përveç Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë dal edhe trupat e KFOR-it dhe EULEX-it./Arbresh.info
Hamza thërret konferencë për media
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte