Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për situatën në veri pas shpërthimeve të ditës së martë.
Ai tha se situatë sot në atë pjesë të Kosovës është e qetë.
Sveçla thotë se bandat kriminale kanë penguar organizimin e zgjedhjeve përmes metodave terroriste.
Ministri i Punëve të Brendshme bënë të ditur se gjatë sulmit janë përdorur armë zjarri, shok bomba dhe granata dore.
Ai thotë se organizatat e sigurisë janë duke bërë përpjekje që të sjellin para drejtësisë kriminelët që kanë kryer këto vepra.
“Tashmë kemi të dhënat e para nga terreni qoftë nga inteligjenca apo policia e rendit dhe sipas tyre një pjesë e kriminelëve janë ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Nuk po them të gjithë, por disa prej tyre janë nga ata që kanë dhënë dorëheqje kohëve të fundit”, deklaroi Sveçla./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...