Rreth orës 23:10 ka shpërthyer një bombë në veri të Mitrovicës, saktësish në rrugën “Shumadica”.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Ai tha se bomba është hedhur mbi një pusetë në rrugën “Shumadica”.
“Nga betonimi përreth ku është hedhur bomba dhe nga dridhjet që janë shkaktuar janë thyer dy-tri xhama të një shtëpie të banuar me serb. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Hoti.
Policia e Kosovës gjendet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
Ndërkaq, banorët thonë se ndjehen të frikësuar, pas shpërthimit të granatës./Telegrafi/
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve