Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveçani e Suhodolli

17:18 | 12 Mars 2026
E.G

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të një gypi të ujësjellësit në Zveçan, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në këtë komunë. Ndërprerje të furnizimit me ujë ka edhe në Mitrovicën e Veriut dhe në Suhodoll.

Në njoftimin nga kjo kompani thuhet se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e defektit.

“Rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë orëve në vijim, menjëherë pas përfundimit të punimeve”, thuhet në njoftim.