Kreu i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.
“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj nuk ka treguar motivin e dorëheqjes së Maxhunit, mirëpo ka falënderuar atë për kontributin e dhënë në këtë institucion deri tash.
“Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut. Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, është shprehur Haradinaj.
Ndrsyhe, Shpend Maxhuni kishte ardhur në krye të AKI-së në prill të vitti 2018. Maxhuni ishte emëruar shef i AKI-së, pas shkarkimit të paraardhësit të tij, Driton Gashi.
Para ardhjes së tij në këtë post, Maxhuni ishte drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës./arbresh.info
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1437698883021188/?type=3&theater
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...