Punëtorët e Komunës së Prishtinës furnizohen edhe me qumësht gjatë orarit të punës, kjo vlen për disa sektore të caktuara.
Janë punonjësit e arkivit dhe zjarrfikësit, ata që gjatë orarit të punës e kanë mundësinë të konsumojnë qumësht të ofruar nga komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.
Kështu, më 14 qershor të këtij viti, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë me kompaninë N.T.P “Hajdini Comerc”, për “Furnizim me qumësht për punëtorët e Komunës së Prishtinës”, raporton Indeksonline.
Një litër qumësht i ka kushtuar komunës 0,68 euro, derisa për 129 mijë e 600 copë me TVSH i kanë kushtuar hiç më pak se 94 mijë e 608.00 euro.


SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile