Shpend Ahmeti i jep një përqafim të ngrohtë Përparim Ramës

10:18 | 7 Dhjetor 2021

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka përqafuar kryetarin e zgjedhur të kryeqytetit, Përparim Ramën, pak minuta para se të ia dorëzojë detyrën.

Rama dhe Ahmeti janë parë të afërt, pak para se të fillojë mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama, do të betohet sot para Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës pritet të fillojë në orën 10:00.

“Mbahet mbledhja inauguruese me ç’rast bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit të zgjedhur të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)”, thuhet në njoftim.

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku ishte në garë me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara