Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur shumë reagime në lidhje me 36 qytetarët të cilët kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë.
Njëri ndër personat të cilët ka reaguar është edhe kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se asnjë nga viktimat nuk kanë qenë të vaksinuar plotësisht.
“Asnjë nga viktimat nuk ka qenë plotësisht i/e vaksinuar. Por edhe më tutje nuk kemi mjaftueshëm vaksina, dhe nuk kemi mjaftueshëm vullnet për tu vaksinuar. Lene dialogun, vizita gjithandej nëpër miq që na japin vaksina – Turqi e Izrael e cilido shtet që na ndihmon”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Tutje, Ahmeti ka bërë thirrje për masa të rrepta afatshkurte, pasi sipas tij, zgjidhje tjetër nuk ka. /arbresh.info/
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë
Rrëshqitje gurësh në rrugën Pejë-Rugovë, vështirësohet qarku...
Bllokohet qarkullimi në aksin Qafë Thore-Theth, shkak ortekë...