Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se i është hakuar llogaria private e Facebook-ut.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Bulliqi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se deri sa t’i kthehet në menaxhim kjo llogari, çdo gjë që postohet mban autorësinë e hakerëve.
Bulliqi thotë se rastin e ka paraqitur edhe tek organet hetuese.
“Brenda 24 orëve të fundit dy herë më është hakuar Facebook-u privat dhe tani unë nuk kam qasje në llogarinë time në këtë rrjet social. Prandaj, derisa të kthehet në menaxhimin tim, çfarëdo që mund të postohet në atë faqe mban autorësinë e hakerëve-keqbërësve. Rastin e kam paraqitur në organet kompetente të hetuesisë” shkroi Bulliqi./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...