Përmes një postimi në facebook Shpejtim Bulliqi ka falënderuar qytetarët dhe aktivistët për çdo kontribut dhe angazhim që kanë bërë.
Bullqi që mbeti në balotazh me Ekrem Hysenin në zgjedhjet e djeshme lokale, ka thënë se Beteja nuk ka përfunduar, dhe se nuk ka kohë për kthim parapa dhe se e ardhmja është e përbashkët, shkruan arbresh.info.
Përmes një postimi në facebook ai ka reaguar:
“Të dashur qytetarë, pas procesit të djeshëm zgjedhor, i cili u përcoll me një proces mjaft demokratik dhe pjesëmarrje të kënaqshme qytetare.
Dëshiroj t’ju falënderojë dhe të shpreh mirënjohje të thellë për secilën votë që keni besuar për mua dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Podujevë në këto zgjedhje lokale. Poashtu, shpreh mirënjohje e falenderim për secilin kontribut e angazhim të secilit qytetar, aktivist, anëtar e mbështetës të Lëvizjes që punuan parreshtur për këtë rezultat.
Beteja nuk ka përfunduar, ne vazhdojmë me zemër plot vullnet për të fituar këtë betejë. Llapi nuk ka kohë për kthim prapa, e ardhmja jonë është e përbashkët.
Bashkë do të fitojmë!
Bashkë do të qeverisim!” /arbresh.info/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu