Tre nga pesë viktimat e aksidentit tragjik në Luksemburg, janë të rinj kosovarë.
Fqinji i familjarëve të tre viktimave të aksidentit tragjik në Luksemburg, Rezart Dani ka dhënë detaje të reja mbi rastin.
”Thuhet që është faji i shoferit Edonikut, i cili ka ecur me shpejtësi marramendëse”, ka thënë ai.
Ndër tjera ai foli edhe mbi pronësinë e automjetit.
”Makina ka qenë e babait te tij”.
”Makinë luksoze, por nuk duan ta publikojnë. Trupat janë karbonizuar dhe ndarë në disa pjesë dhe mezi po identifikohen”.
Dani për Klankosova.tv tha se dy personat e tjerë të implikuar në aksident, me kamion, të vdekur edhe ata, janë boshnjakë nga i njëjti qytet.
Lidhur me rastin e rëndë autoritetet e sigurisë në Luksemburg, po vazhdojnë hetimet dhe ekspertizat.
Kujtojmë se aksidenti fatal në Luksemburg, mori jetën e 19-vjeçarit, Edonik Kastratit – nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj – vëllezër, nga Isniqi i Deçanit.
LEXO EDHE:
“Humbën jetën Uka, Ujkani dhe Edoniku”, tre nga viktimat e aksidentit në Luksemburg janë kosovarë
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...