Shpallen zgjedhjet për anëtarë të KPK-së nga radhët e prokurorive themelore 

15:56 | 8 Tetor 2020

Nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e 186-të me radhë.

Ky takim ka filluar me shqyrtimin e dy draft-rregulloreve. Anëtaret e KPK-së, pas shqyrtimit, kanë miratuar Rregulloren për vlerësimin e performancës së prokurorëve dhe Rregulloren për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton arbresh.info.

Po në këtë takim, nga KPK-ja është marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorive themelore të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës dhe Gjilanit. Pas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve është themeluar Komisioni Zgjedhor, i cili do të udhëhiqet nga Agron Beka, anëtar i KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Dorëhiqen tre anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara