Dy personat e dyshuar për djegien e flamurit të Turqisë, janë shoqëruar në polici.
Policia ka njoftuar se ata janë shoqëruar në stacionin e policisë në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme, dhe akuzohen për nxitje të urrejtjes.
“Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar janë shoqëruar në polici pasi që në rrjetet sociale facebook, kanë publikuar video duke djegur flamurin e shtetit Turk. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Baki Beqiraj dhe Arsim Beqiraj, të dyshuar për djegien e flamurin turk, këtë veprim e kishin bërë në shenjë mbështetje për zv.ministrin të Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, i cili kishte thënë se Turqia dhe Serbia, synojnë që përmes vartësve të tyre të kthehen sërish në Kosovë.
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...