Shoqëria civile në Kosovë po kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të ndalojë çfarëdo procedure prokurimi dhe aktiviteti që shton kosto të projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, deri në miratimin e garancisë në Kuvendin e Kosovës.
Balkan Green Foundation, Instituti për Politika Zhvillimore, Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike thonë se këto shpenzime të ngutshme në një kohë kur i gjithë projekti kontravers është në udhëkryq, janë të panevojshme, të dëmshme.
“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet menjëherë nga kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” dhe të mos shtojë barrën financiare të saj.
I bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që duke shfrytëzuar mekanizmat e mbikëqyrjes parlamentare, të ndërmarrë masa për të ndaluar rritjen e kostove të implementimit të kontratës deri sa e njëjta të votohet në seancë plenare”, thuhet në reagimin e shoqërisë civile./Arbresh.info
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...